Rreth nesh

www.ilcammino.al

lindi në shtator 2016, por si koncept, portali ynë i porosive online ishte diskutuar prej shumë kohësh. Arsyeja kryesore e hapjes së faqes ishte shërbimi sa më i shpejtë ndaj klientit. Fakti është se, gjatë ditës, bashkëkombësve tanë i mbetet përherë e më pak kohë për të shpenzuar në veprimtarinë e blerjes së veshjeve e këpucëve. Tani porosit vetëm me një klikim dhe në vijmë te ju. Thënë këtë, kryem analizat tona të tregut dhe vumë re se në disa qytete e në shumë fshatra të Shqipërisë, nuk kishte dyqane fizike, të cilat mund t’i plotësonin nevojat banorëve atje, prandaj menduam t’ua dërgonim produktet që ata donin pikërisht në shtëpitë e tyre, kudoqofshin ato nëpër Shqipëri. Prania dhe bashkimi i produkteve tona do të vijë edhe me oferta të herëpashershme.