Views: 0

Portali i Porosive Online ilcammino.al Termat dhe Kushtet

1.    Hyrje

Ka terma dhe kushte mbi të cilat funksionon kjo faqe online dhe shërben si
marrëveshje mes nesh dhe jush. Këto Terma shpjegojnë të drejtat dhe detyrimet e
të gjithë përdoruesve (nga këtej e tutje të quajtur Ju) dhe të drejtat e
detyrimet e ilcammino.al (nga këtej e tutje të quajtur Ne) lidhur
shërbimit/artikujve të ofruar nga ne përmes kësaj faqeje. Përpara se të
autorizoni kryerjen e porosisë ju lutem lexoni me kujdes këto Terma dhe
deklarimin e privatësise. Duke përdorur portalin tonë dhe duke autorizuar kryerjen
e porosisë ju automatikisht keni rënë dakord me Termat dhe Kushtet tona. Nëse
nuk bini dakord me këto Terma ju lutem mos porosisni nga portali ynë.

Këto Terma dhe
Kushte mund të ndryshojnë ndaj ju duhet t’i lexoni ato me kujdes sa herë jepni
një porosi.

Nëse do të keni
ndonjë pyetje mbi politikat tona të privatësisë dhe rreth Termave të përdorur,
ju lutem na kontaktoni në ilcammino2010@gmail.com;

2. Përdorimi i Portalit Online

Termat dhe Kushtet janë të rëndësishëm si për ju por gjithashtu edhe për
ne. Këto Terma janë krijuar për të na lidhur në një marrëveshje kontraktuale,
për të mbrojtur të drejtat e juaja dhe të drejtat tona si biznes. Në momentin e
kryerjes së porosisë ju bini dakord me këto Terma. Ju bini dakord që:

1.    Ju
mund ta përdorni këtë faqe online për të kryer veprimtari të lidhura vetëm me
qëllimin e këtij portali.
b. Nuk do të kryeni asnjë porosi të pasaktë apo me qëllime negative. Nëse ne
shohim se është kryer një porosi e tillë, ne kemi të drejtën mos ta dërgojmë
mallin në destinacionin e përcaktuar nga ju.
c. Gjithashtu jeni të detyruar të na jepni detaje si emër, mbiemër, numër
telefoni dhe adresë të saktë. Këto detaje na shërbejnë për t’iu identifikuar
dhe për t’u lidhur me ju në momentin që duam të dorëzojmë porosinë.
d. Nëse nuk na jepni informacion të saktë apo informacion të plotë, mund të mos
jemi të aftë për të përmbushur porosinë tuaj.

Me kryerjen e
porosisë në portalin tonë online, ju garantoni se jeni mbi 18 vjeç dhe jeni
ligjërisht madhor për të hyrë kështu në një marrëdhënie kontraktuale me ne.

3.    Disponueshmëria
e Shërbimit

Ne mund t’i dergojmë artikujt në të katër anët e Shqipërisë, në qytet, në
fshat e në zonat më të thella të vendit tonë.

4.    Si
është e formuar kontrata mes nesh

Informacioni i detajuar në Termat dhe Kushtet nuk përbëjnë një ofertë për
shitje por përbëjnë një ftesë nga ana jonë që ju të porosisni. Kontrata nuk
merr fuqi nëse ne nuk miratojmë porosinë tuaj. Ne do t’iu dërgojmë një email ku
konfirmojmë se ju keni kryer një porosi, megjithatë kjo nuk do të thotë se ne
do t’iu dërgojmë mallin nëse ne gjykojmë se përmbushja e porosisë është e
jashtë-ligjshme apo nëse porosia nuk përputhet me Termat dhe Kushtet e
përshkruara këtu. Kontrata hyn në fuqi në momentin që artikulli/artikujt e
porositur dalin nga magazina e ilcammino.al për të ardhur tek ju.

5.    Disponueshmeria
e Artikujve

Të gjitha porositë për artikujt tanë janë subjekt disponueshmërie nga ana
jonë dhe për këtë arsye në rast se kemi problem me furnizimin tuaj me
artikullin e porositur apo nëse artikulli nuk është gjendje në magazinë
pavarësisht se vazhdon të jetë i reklamuar në portal, ne na rezervohet e drejta
për ta ndarë me ju këtë informacion dhe për t’iu ofruar një tjetër artikull të
së njëjtës cilësi apo të një cilësie më të lartë dhe të së njëjtës vlerë me
artikullin e munguar që keni porositur paraprakisht. Nëse nuk do të dëshironi
artikullin zëvendësues të ofruar nga ne, ju nuk do të keni asnjë detyrim për të
vazhduar më tej porosinë me ne.

6.    Refuzimi
i Porosisë

Ne rezervojmë të drejtën për të hequr artikujt nga portali i porosive
online në çdo kohe dhe na lind e drejta për të shtuar/hequr apo përditësuar çdo
material apo përmbajtje të këtij portali. Edhe pse ne do të bëjmë të pamundur
për të përfunduar çdo porosi me ju, mund të ketë raste të jashtëzakonshme të
cilat na shtyjnë për të refuzuar porosinë tuaj, e drejtë të cilën e kemi në çdo
kohë.

Ne nuk na lindin detyrime karshi jush apo karshi palëve të treta nëse
gjykojmë se duhet ta refuzojmë një porosi apo nëse heqim artikujt nga portali
jonë. Nuk kemi detyrime karshi askujt nëse heqim, shtojmë, përditësojmë
materialet apo produktet tona në portalin online.

7.    E
drejta juaj për të kthyer artikullin/artikujt e porositur

Si klient juve ju lind e drejta për të kthyer artikullin brenda 14 ditëve
kalendarike në bazë të nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen
e Konsumatorëve”.

Artikulli/artikujt e porositur duhet të kthehen në adresën e përcaktuar nga
ilcammino.al, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe të
shoqërohet me të gjithë aksesoret, udhëzime të ndryshme përdorimi (nëse ka),
kupon origjinal tatimor që vërteton blerjen e artikullit. Pa
kuponin ORIGJINAL TATIMOR nuk lejohet as ndërrimi dhe as kthimi i artikujve.

Produktet e kthyera të cilat kanë
mangësi, dëmtime, janë të përdorura apo të ndotura nuk do të pranohen nga
ilcammino.al.
Klientit do t’i rimbursohet çdo kosto si pasojë e marrëdhënies tregtare me
ilcammino.al.

8.    Dërgesa

ilcammino.al do të mundohet
gjithmonë që të sigurojë që ju të mos keni asnjë problem me ardhjen e dërgesës
tuaj. Dërgesa do të kryhet nga një kompani transporti e cila ka kushtet dhe
termat e veta të cilat ndryshojnë dhe për të cilat ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi
në momentin që artikulli është në lëvizje, pra është jashtë magazinës tonë.
Mallrat mund të vonohen për shumë shkaqe njëra prej të cilave mund të jenë
forca madhore të tipit, kushtet atmosferike të rënduara, bllokime rrugësh
tokësore për shkak punimesh apo çdo lloj faktori tjetër që e pengon
rrjedhshmërinë e proçesit të transportimit të mallit.

9.    Risku dhe Pronësia

Artikujt do të jenë në riskun tuaj
që nga momenti i dorëzimit të tyre tek ju. Në momentin që ju kryeni pagesën,
juve ju lind e drejta e pronësisë për artikullin/artikujt e marrë në dorëzim.

10. Çmimi dhe Pagesa

Edhe pse ne kujdesemi që të
sigurojmë se të gjitha çmimet e vendosura në portalin tonë janë të sakta, mund
të ketë raste gabimesh në çmim. Nëse ne i identifikojmë këto gabime në
produktin që ju keni porositur, ne do t’iu lajmërojmë sa më parë, ndërsa porosia
do të anulohet në moment dhe nëse ju keni kryer ndonjë pagesë për këtë porosi,
kjo pagesë do t’iu rimbursohet menjëherë.

Çmimet e shfaqura në portalin tonë
për të gjitha artikujt e reklamuar përfshijnë T.V.SH-në por nuk përfshijnë
asnjë kosto tjetër dërgese. Kosto e dërgesës do të përfshihet në fund të
porosisë në varësi të vend-ndodhjes për ku do të niset porosia.

11. Kthimet/ndërrimet

Nëse doni të ktheni një
artikull/artikujt brenda periudhës së përmendur në pikën 7 të këtyre Kushteve,
ju mund të ktheni artikullin vetëm nëpërmjet korrierit në magazinën e
ilcammino.al. Kostot e transportit për kthimin e artikullit do të jenë tuajat
nëse artikulli plotëson të gjitha kushtet e gjendjes fizike të tij por ju po e
ktheni sepse nuk e pëlqeni apo ndërroni mendje për porosinë e kryer. Në rast se
artikulli është i dëmtuar apo fizikisht jo i njëjtë me atë që keni porositur
atëherë kostot e transportit për kthimin e artikullit janë në përgjegjësinë
tonë dhe do të mbulohen nga ne.

Kini parasysh se nëse doni të
ktheni artikullin, duhet të jeni kujdesur për të ndërsa e keni në zotërim. Kjo
nënkupton që duhet të ruani paketimin origjinal, mbështjellëset apo çdo letër
tjetër informuese e plotësuese që ju ka ardhur së bashku me artikullin.

Ndërrimet mund të ndodhin me
artikuj të së njëjtës vlerë/ vlerë më të lartë (do i dorëzoni korrierit
diferencën e parave kur t’iu sjelli artikullin) ose më të ulët (korrieri do
t’iu dorëzojë artikullin dhe diferencën e parave).

12. Mbrojtja e Privatësisë

ilcammino.al mbron dhe respekton
privatësinë dhe të dhënat personale tuajat bazuar në ligjin 9887, datë
10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore
përkatëse.

Përpunimi i të dhënave tuaja do të
jetë vetëm në shërbim të sigurisë së dorëzimit, do të jetë i rregullt dhe pa
vonesa. Gjithashtu të dhënat tuaja personale do të përdoren, me pëlqimin tuaj,
në dërgimin e ofertave, promocioneve dhe shorteve të ndryshme që do të
organizojë faqja jonë www.ilcammino.al.
Klientët tanë kanë të drejtë në çdo kohë të refuzojnë komunikimin e ofertave
promocionale nga ana e ilcammino.al.

13. Pronësia Intelektuale

Ju bini dakord që të gjitha të
drejtat intelektuale, marka dhe patenta në të gjithë pjesët e portalit online
ilcammino.al do të jenë gjithmonë në pronësi të ilcammino.al. Ju nuk ju lejohet
të përdorni asnjë pjesë të këtyre materialeve, logo, ngjyra, forma, foto,
përshkrime e çdo gjë tjetër për qëllime biznesi dhe personale tuajat pa
miratimin e ilcammino.al. Kërkesa për përdorimin e karakteristikave të
lartpërmendura duhet dërguar me email në ilcammino2010@gmail.com

14. Tranferimi
i të Drejtave dhe Detyrimeve

Kontrata mes nesh dhe jush do të mbetet mes nesh dhe jush.

Ju nuk mund të transferoni,
autorizoni apo delegoni kontratën tek një palë tjetër pa marrë pëlqimin tonë me
shkrim.

Ne mund të transferojmë,
autorizojmë apo delegojmë kontratën tek një palë tjetër. Për t’iu hequr
dyshimet transferime apo autorizime të tilla nuk do të ndikojnë në të drejtat
tuaja apo t’iu anulojnë, reduktojnë apo limitojnë garancitë që mund të përfshijnë
artikujt që keni blerë.

15. Ngjarjet jashtë kontrollit tonë

Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për
asnjë vonesë të ndikuar nga forcat madhore. Siç është përmendur më lart por dhe
tani Forcat Madhore përfshijnë çdo ngjarje që pengon transferimin e artikullit
nga ne tek ju, e cila është jashtë kapacitetit të kontrollit nga ana jonë. Të
tilla Forca Madhore përfshijnë:

16. Greva të ndryshme
Protesta civile, pushtim, sulme terroriste, luftë apo kërcënime për luftë në
një rajon të caktuar.
Zjarri, shpërthime, stuhi, përmbytje, tërmet, epidemi apo katastrofa të tjera
natyrore.
Pamundësia e përdorimit të rrugëve tokësore.
Pamundësia e përdorimit të rrjetit të telekomunikacionit.
Rregulloret, aktet ligjore dhe nënligjore që mund të qeverisin një rajon të
caktuar apo që mund të ndryshojnë në të ardhmen e që limitojnë aftësinë tonë
për t’iu dërguar artikullin e porositur.
Greva nga kompania e transportit apo
aksidente dhe pamundësi nga ana e tyre për të përmbushur porosinë.

16. Marrëveshja mes nesh

Këto Terma dhe Kushte përfaqësojnë
marrëveshjen mes nesh lidhur me çdo kontratë që do të kemi së bashku. Kjo
kontratë ka fuqi mbivendosëse ndaj çdo lloj komunikimi me gojë apo me shkrim që
mund të kemi patur më parë.

17. E drejta jonë për të ndryshuar këto Terma dhe
Kushte

Ne kemi të drejtë të rishikojmë dhe
zëvendësojmë këto Terma dhe Kushte kohë pas kohe. Ju do të përfshiheni në
Termat dhe Kushtet në fuqi në momentin që keni kryer porosinë.

18. Ligji dhe Juridiksioni

Termat dhe Kushtet rregullohen dhe
interpretohen në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.
Mosmarrëveshjet mes ilcammino.al dhe Klientit në lidhje me zbatimin e këtyre
Termave dhe Kushteve do të zgjidhen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

19. Sugjerime

Ne mirëpresim komentet dhe
sugjerimet tuaja. Ju lutem na dërgoni këto sugjerime dhe komente në
adresen ilcammino2010@gmail.com

Ju faleminderit!

Il Cammino