Rreth Nesh

Histori

Il Cammino® is just for you!

Il Cammino® e ka zanafillen e vet qysh ne vitet e para te liberalizimit te tregut Shqiptar; pas viteve ’90, kur ne Shqiperi filluan perpjekjet e para per te sjelle ne treg mungesat e medha per pjesen me te madhe te popullsise. Stili perendimor, ngjyrat, veshjet e reja... ishin keto ajo cka te gjithe, por me se shumti te rinjte enderronin t’i preknin e t’i shijonin ne vendin e tyre sikunder te gjithe moshataret e tyre kudo ne bote. Me kalimin e viteve keto perpjekje modeste te rinjsh, te marre rishtazi me biznes, per te sjelle ne Shqiperi pakez shije nga pertej kufijve, sa vijne e marrin forme. Tek disa prej tyre u qartesua ideja per te sjelle ne Shqiperi veshjet e kembes te stileve te fundit perendimore me cmime te perballueshme nga te gjithe. Kjo eshte ajo cka edhe sot pas shume vitesh Il Cammino® perfaqeson: mode, tendence, ngjyra, larmi, te kerkuara dhe te arritshme nga te gjithe, pa asnje perjashtim!

  • Produkte me cilësi të lartë
  • Shërbimi më i mirë
  • Garanci dhe kthim i produkteve

Koleksion

cms-img

Il Cammino® i reziston kohes! Il Cammino® resist the time!

Vecantia dhe suksesi i deritanishem i Il Cammino® qendron tek perzgjedhja dhe prezantimi i koleksioneve te tij kater here ne vit. Secili prej tyre eshte teresisht i ndryshem dhe mjaft i pelqyer; kjo fale perqasjes me se miri te shijeve ne levizje te klienteve tane... Cfaredo qe te jene, kepuce elegante, per pune, apo me shkelqim, ose cizme dimerore, qellimi yne eshte te gjeje harmonine midis cilesise se larte dhe dizajnin e kohes. Il Cammino® kujdeset gjithashtu te krijoje hapesira te vecanta per te rejat duke perzgjedhur modele te hijshme vajzerore, si dhe duke i ulur lehtazi cmimet e tyre.

Dyqanet

Gjate ketyre viteve Il Cammino® e ka rritur se tepermi rrjetin e dyqaneve te tij jo vetem brenda kryqytetit, por edhe ne qytetet kryesore te vendit.

Dyqanet jane krijuar ne bashkepunim me ideatore te dizajnit interior, dhe perbehen nga detaje ekskluzive; kombinimi i drurit me elemente te tjere sa me natyrore, per te fituar jo vetem pamje te ngrohte dhe miqesore, por sidomos komfort per klientet tane.

20 dyqanet Il Cammino® ne Tirane, Durres, Shkoder, Korce, Elbasan, Fier, jane mikpritese ne stil, drite dhe ju ftojne ne nje eksperience te ngrohte blerjesh, fal edhe sherbimit te kujdesshem te stafit tone.

Filozofia

Il Cammino® adhuron komfortin, Il Cammino® adhuron kepucet
Il Cammino® loves comfort, Il Cammino® loves shoes!
Moda eshte ne te gjitha stinet... Style is in all seasons!