GARANCIA DHE KTHIMI I PRODUKTEVE

Nese abonoheni (regjistroheni) ne faqen tone dhe beni nje blerje tek ne ju automatikisht pranoni Kushtet dhe Termat tona. Ju me perdorimin e kesaj faqe nenkuptoni qe jeni dakort me kushtet qe ne momentin që beni nje blerje. Ne gjithashtu jemi te detyruar te respektojme dhe permbushim cdo premtim dhe sherbim qe publikojme ne faqen tone ILCAMMINO.al.

Ne garantojme qe cilesia e produkteve qe ju do te blini ne faqen tone eshte e njejte me ate qe do mund te gjeni ne dyqanin qe e shet kete produkt, gje kjo qe eshte lehtesisht e verifikueshme edhe nga garancite dhe afatet e reklamuara ne faqe prane secilit produkt se bashku me cmimin dhe pershkrimin e produktit.

Pervec Termave dhe Kushteve ju pranoni edhe Kushtet e Garancise qe ne kemi, te cilat jane te publikuara ne kete faqe. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetem per ceshtjet qe ne specifikojme ne faqen tone dhe me kushtet qe ne japim. Keto kushte mund te ndryshojne me kalimin e kohes edhe pa u njoftuar, por asnjëhere nuk do ju fshihen dhe manipulohen. Mjafton qe ju te klikoni ne faqen “Kthimi I produktit” dhe do te mund te informoheni per kushtet dhe termat e reja te shtuara ose te modifikuara nga ne.

Kthimi i produktit:

Nese dëshironi brenda nje afati prej 4 diteve ju mund ta ktheni produktin, por duhet qe produkti te jete me paketimin e tij origjinal, pa shenja gervishtjeje ose demtime te tjera dhe me te gjitha aksesoret e produktit dhe te paketimit. Ne rastin kur ju nuk mund te paraqiteni prane zyrave tona ose ndodheni ne rrethe, duhet te na telefononi ne kete numer +355 69 55 29 959 ne menyre qe t'ju orientojme se si te veproni.